Ky është 25 vjeçari që tragjikisht humbi jetën pas përplasjes më autobus në Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ky është 25 vjeçari që tragjikisht humbi jetën pas përplasjes më autobus në Prishtinë

10:05 | 10 Tetor 2019

Ky është personi që tragjikisht humbi jetën pas përplasjes më autobus në Prishtinë.

Dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkëlzen Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person.

Lajmi.net mëson se 27 vjeçari që humbi jetën tragjikisht në aksident është Ruzhi Muhamedi.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit “Golf ” dhe një autobus i tipit Mercedes.

Sipas dëshmitarëve të nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur kur i ndjeri kishte dalë me veturën e tij “Golf” nga shtëpia e tij në rrugë kryesore dhe ishte goditur nga autobusi.

Siç bën të ditur policia, si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti, rreth orë 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:

“R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, ( drejtuesi i veturës Golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë aksident drejtuesit të autobusit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!