Ky është 28 vjeçari nga Kosova që u vra me thikë në Zvicër

09:15 | 20 December 2022

Një 28-vjeçar nga Kosova u godit me thikë për vdekje të dielën në rrugët e Biere në Zvicër. Edhe autori i dyshuar është një shtetas kosovar 55-vjeçar.

28-vjeçari u gjet i pajetë në rrugë dhe kishte humbur një sasi të madhe gjaku. Mësohet se viktima është Zenel Gashi.

Sipas hetimeve të deri tanishme rezulton se dy personat kishin njohje me njëri-tjetrin, ndërsa po vijon puna për të zbuluar se cilat ishin arsyet që çuan në krim.

Shtetasi 28-vjeçar kosovar, i cili nuk kishte vendbanim të njohur në Zvicër, vdiq në vend të ngjarjes si pasojë e një plage me thikë në zonën e gjoksit.

Komento: