Ky është 29-vjeçari i arrestuar nga Policia e Kosovës për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës

16:32 | 06 Gusht 2023
ky-eshte-29-vjecari-i-arrestuar-nga-policia-e-kosoves-per-rrembimin-dhe-vrasjen-e-jan-prenges

Personi që shihni tek fotoja më poshtë është 29 vjeçari nga Shkodra, Aldo Majnishta, i cili u arrestua sot. Majnishta u kap nga policia kosovare pasi ishte prezantuar me dokumente false.

Pas verifikimeve rezultoi se Majnishta ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si një nga organizatorët e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës tre vite më parë në Kamëz.

Në vitin 2022, GJKKO i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Foto/ Ky është 29-vjeçari i arrestuar sot për

Komento: