Ky është 34-vjeçari që u shkel për vdekje nga vetura në Hajvali, punonte në Muzeun e Kosovës

15:20 | 20 October 2022

34-vjeçari që u shkel për vdekje nga vetura në Hajvali punonte në Muzeun e Kosovës.

Arban Sopjani 34-vjeç, është shkelur për vdekje mbrëmë nga një veturë në Hajvali të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Muzeu Kombëtar i Kosovës njofton se Albani ka punuar aty, teksa në njoftim shkruan se ai “ishte një djalë i shkëlqyeshëm me plot vullnet për punë e jetë, të tillë do ta kujtojmë gjithmonë!”.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë morem lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut në Muzeun Kombëtar të Kosovës Arban Sopjani.

Ishte një djalë i shkëlqyeshëm me plot vullnet për punë e jetë, të tillë do ta kujtojmë gjithmonë!

Pushoft në paqe.

Komento: