
Gjatë ditës së sotme, një 54-vjeçar ka humbur jetën në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se viktima është me inicialet M.M.
I njëjti dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.