Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në motel në Ferizaj

00:34 | 16 Shkurt 2024

Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në mbrëmje në një motel në Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Siç merr vesh Sinjali, viktima është Izair Samiu, i moshës 61-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit Galaxy, ku kishte qëndruar bashkë me një grua.

Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenja vitale.

Ndërkohë, tashmë kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Komento: