Ky është 89 vjeçari që u vra në një dasëm në Ferizaj

23:44 | 16 Gusht 2024

Një 89 vjecar është vrarë sonte në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace” në fshatin Bibaj të Ferizajt.

I vrari është familjar i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut.

Vrasja dyshohet se është kryer nga një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Personi që dyshohet se ka ekzekutuar viktimën është Festim Ramadani.

Ai dyshohet se privoi nga jeta burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura, teksa është dorëzuar në Polici pas krimit të rëndë.

Komento: