Ky është aksidenti tragjik në Drenas nga i cili vdiqën dy persona

18:12 | 02 Maj 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Drenas.

Fatal për dy persona ka qenë një aksident i rëndë në fshatin Gllobar të Drenasit. Pamje nga ky aksident tragjik janë publikuar, ndërsa zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci paraprakisht dha detaje lidhur
me aksidentin.

Për aksidentin, Policia u njoftua në orën 14:00.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”, tha Borovci.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.

Komento: