Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mal të Zi.
Personi në foto është tridhjetë e katër vjeçari Vuçko Boriloviq, i cili vrau 10 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë në Cetinje të Malit të Zi këtë të premte.
Prokurori i Malit të Zi tha se Boriloviq, është vrarë nga një fqinj pas masakrës që shkaktoi këtë mbrëmje, duke tronditur Malin e Zi.
Duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, mes të vdekurve ka edhe të mitur.
Dëshmitarët okularë dyshohet se kanë thënë se sulmuesi fillimisht ka vrarë fqinjën dhe fëmijët e saj, e më pas ka telefonuar bashkëshortin e vrarë dhe i ka treguar se çfarë kishte bërë, shkruan Vijesti.
Më pas, sipas të njëjtave burime, ai ka vazhduar sulmin duke qëlluar në drejtim të fqinjëve dhe kalimtarëve.
Sipas burimeve të njohura me situatën, gjakderdhja në Cetinë filloi pas një vonese të pretenduar në pagesën e qirasë.
Familja që jetonte si qiraxhi me Vuk Boriloviqin, njeriun që vrau të paktën 10 persona sot, dyshohet se është vonuar me pagesën.
Prokurorja malazeze tha se në vendin e ngjarjes gjeti nëntë trupa. Viktima e dhjetë ka ndërruar jetë në spital, kurse viktima e njëmbëdhjetë është vetë sulmuesi Vuk Boriloviq”, ka shtuar ajo për Vijesti.
Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë, ndërsa në mesin e të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.