Ky është banori që u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

22:19 | 23 Dhjetor 2022

MC Beka është banori i radhës që eliminohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Publiku ka vendosur që banori i radhës që duhet ta ndërpresë menjëherë garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh në Big Brother VIP Kosova është MC Beka.

MC Beka bëhet banori i dytë që del nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, pas Alisës dhe Urimit, të cilët në këtë format televiziv kishin hyrë duke u numëruar si një banor i vetëm.

Banorët e nominuar të kësaj jave ishin: MC Beka, Xhuli, Shota dhe Lugati.

Komento: