Ky është bashkëshorti i Vjosës dhe dy vajzat e saj binjake

22:58 | 26 Gusht 2019

Njihuni me bashkëshortin e Vjosës dhe dy vajzat e saj binjake.

Pas shpërndarjes së Kuvendit, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja në shtator të këtij viti. Me këtë rast partitë politike kanë prezantuar kandidatë që i shohin të duhur për postin e kryeministrit.

Nga radhët e LDK-së është zgjedhur deputetja Vjosa Osmani e cila është ndër femrat më të votuara në vend nga zgjedhjet paraprake, shkruan Kosovarja.

Vjosa e cila është kandidatja e parë grua që synon postin e kryeministres së Kosovës, vjen nga familje aktiviste e LDK’së dhe se është rritur në frymën e përkrahjes ndaj partisë, kandidate e së cilës është.

Propozimi i saj për kryeministre në një shtet të vogël siç është Kosova, shihet si një hap i madh me zgjedhjen e së cilës do të rritej imazhi i vendit në botë.

Vjosa vlerësohet si femër e zonja, politikane me vizione të qarta e profesoreshë korrekte.

Ajo është e martuar dhe nënë e dy vajzave binjake. Më poshtë iu prezantojmë me familjen e këndshme të deputetes Osmani.

Komento: