Konflikti, Rusi-Ukrainë, po vazhdon
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se në 10 ditë luftë janë vrarë 351 civilë ukrainas, ndërsa 707 janë plagosur.
Megjithatë, agjencia pranon se numri ka të ngjarë të jetë më i lartë, shkruan skynews.
Ndërkohë Ukraina pretendon se të paktën 2,000 civilë kanë vdekur në konflikt.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se “marrja e informacionit nga disa lokacione ku luftimet intensive kanë vazhduar u vonua dhe shumë raporte ishin ende në pritje të vërtetimit”.
Qindra viktima mësohet se kanë ndodhur në Volnovakha, ku evakuimet do të bëheshin gjatë një armëpushimi të përkohshëm sot