Ky është biznesmeni llapjan, që e përplasi me veturë një doganier, dyshohet se po barte telefona kontrabandë

10:34 | 25 Nëntor 2026

Një zyrtar i Doganës së Kosovës është sulmuar të martën në pikën e kalimit kufitar në Merdar të Podujevës.

Florim Blaku, është biznesmeni llapjan që ka përplasur me veturë një doganier pasi i ishte dhënë urdhri për ndalim kontrolli.

Blaku është pronari i Mobi Shop Lila në Podujevë.

Zyrtari i doganës ka pësuar lëndim trupor në gjymtyrë dhe gjendja e tij është stabile.

Komento: