Ky është blerja e dytë më e shtrenjtë e Korporatës Elliottt te Milan

10:19 | 11 February 2019

Lucas Paqueta la futbollin brazilian për t”iu bashkuar Seria A, saktësisht MIlanit.

Transferimi i brazilianit nga Flamengo në San Siro ka qenë i njohur që një kohë dhe u përmbyll me një marrëveshje prej 35 milionë, përcjell ORAinfo.

Ky ka dalë të jetë një përforcim tejet ideal, pasi që në gjitha ndeshjet që është paraqitur braziliani ka dhënë një kontribut të madh, madje mbrëmë shënoi edhe golin e tij të parë në fanellën e rossonerëve.

Paqueta në fakt ishte blerja e dytë më e shtrenjtë e Korporatës së Menaxhimit Elliott. Paqueta vazhdon formën e lartë dhe po krahasohet me Kaká i cili mesfushori brazilian i fundit që shënoi gol për rossonerët./ORAinfo/

Komento: