Ky është debutimi i dhimbshëm në Botëror i Theo Hernandez

09:55 | 23 Nëntor 2022

Debutimi i dhimbshëm në Botëror i Theo Hernandez.

Mbrojtësi i majtë i Milanit, The Hernandez ka bërë njërin prej debutimeve më të dhimbshëm të mundshëm kur hyri në lojë për ta zëvendësuar vëllain e tij të lënduar pasi Franca ishte duke humbur me rezultat 0-1 nga Australia

25 vjeçari nuk ishte titullar në ndeshjen kundër Australisë.

Megjithatë, pas nëntë minutash gjithçka ndryshoj për Les Bleus.

Craig Goodwin shënoi gol për Australianët por Lucas Hernandez u lëndua keq dhe sot u vërtetua që ai ka pasur këputje të ligamenteve të kryqëzuara.

Ai u ekzaminua nga mjekët dhe u zëvendësua nga vëllai i tij më i vogël Theo, i cili bëri paraqitjen e tij të tetë për Francën, të parën në Botëror.

Lucas Hernandez i Bayern Munchen shton listën e lëndimeve të Franca, të cilës i mungojnë disa lojtarë shkaku i lëndimeve përfshirë portierin e Milan Mike Maignan, mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, fituesin e Topit të Artë Karim Benzema dhe yllin e Chelsea, N’Golo Kante.

Komento: