Ky është deputeti i VV-së që heq dorë nga politika

14:47 | 04 Korrik 2024
ky-eshte-deputeti-i-vv-se-qe-heq-dore-nga-politika

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje, Fitim Uka thotë për “Front Online” se nuk do të jetë më kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Uka bëri me dije se nuk do të kandidojë për deputet as për Vetvendosjen dhe as për ndodnjë parti tjetër.

“Nuk do të jem më kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato. S’do të jem as për LVV-në dhe asnjë parti tjetër”, tha ai.

Uka tha se kjo është për arsye subjektive, dhe do të jetë larg nga jeta politike.

“Arsyet janë subjektive. Do të jem shumë shumë larg politikës”, tha ai për Front Online.

Komento: