Ky është ekipi i parë qe bie nga Premierliga

19:43 | 13 Maj 2023

Southampton, ekipi i parë që bie nga Premier League, rrezikon edhe ish-kampioni

Southampton zyrtarisht është ekipi i parë që ka rënë nga Premier League, pas humbjes që pësoi sot nga Fullhami me rezultat 0-2:

Në 36 ndeshje, Southampton ka arritur që të sigurojë vetëm 24 pikë, duke qenë kështu tetë pikë larg zonës së shpëtimit.

Përveç Southamptonit, rrezikun për rënien nga Premier League e kanë edhe ish-kampioni, Leicester City dhe Leeds United.

Leicester ka 30 pikë, ndërsa Leeds United ka 31, ndërsa Evertoni ka 32 pikë, e që është vetëm një pikë larg zonës së rrezikshme, për dallim nga Nottingham që është tri pikë larg dhe dy vende më lart.

Komento: