Fenerbahce thuhet se u bashkua me garën për të nënshkruar Mario Balotellin
Sipas Footmercato dhe Fotomac, Fener ‘shpreson’ për të sjellë Balotelli në Turqi, pasi që kërkojnë të mos rrëzohen nga Super Liga duke marrë parasysh që gjenden në fund të tabelës përcjell ORAinfo.
Megjithatë, gjigantët e Stambollit do të përballen me konkurrencën nga Olympique Marseille dhe Fiorentina për 27-vjeçarin.
Balotelli ende nuk ka shënuar për Nice këtë sezon pas një vere të trazuar dhe mund të largohet për aq pak sa € 1.5 milion në janar./ORAinfo/