
Cavani nuk dëshiron të qëndrojë më te PSG.
Edinson Cavani mund të largohet në fundin e sezonit nga PSG-ja me parametra zero.
Sikurse raportojnë mediat franceze, ka qenë vetë trajneri i kampionëve të Francës, Thomas Tuchel, i cili u ka komunikuar drejtuesve të klubit se nuk dëshiron që lojtari të qendrojë në klub dhe në këtë situatë, largimi i tij mund të jetë zgjidhja më e mirë.

Skuadra e interesuar për të është Atletico Madrid në Spanjë, por mbetet nëse nënkampionët e Spanjës do arrijnë të bëjnë një ofertë konkrete në merkaton e janarit, apo do të presin merkaton e verës për të tentuar të sjellin lojtarin në “Wanda Metropolitano”.