Ky është emri më i popullarizuari i të porsalindurve

17:31 | 23 January 2020

Mësohet se cili është emri më i popullarizuari i të porsalindurve në Oslo.

Emri Muhamed ka zënë vendin e parë si emri më i përdorur për foshnjat e gjinisë mashkullore në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.

Sipas raportit të publikuar nga Zyra e Statistikave e Norvegjisë, emri Muhamed është regjistruar si më i përdoruri te foshnjat e gjinisë mashkullore të lindura në vitin 2019 në Oslo, njëlloj sikurse tashmë 11 vjet.

Ndërkaq, në mbarë Norvegjinë, emri më i shpeshtë ka qenë “Jacob”, ndërsa pas tij radhiten “Lucas” dhe “Filip”.

Mbi 20 për qind e emrave te foshnjat e gjinisë mashkullore janë marrë nga shenjtorët që përmenden në Bibël.

Emri Muhamed ishte më i popullarizuari edhe në qytetin suedez Malmo në vitin 2017, kur po i njëjti emër hyri në dhjetëshen e parë edhe në Britani dhe Uells.

Komento: