Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja Kosova – Greqia, në kuadër të grupit C në Ligën e Kombeve.
Takim do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, ku pritet të jetë një ndeshje e vështirë për “Dardanët”, pasi dihet kualiteti i grekëve.
Pavarësisht mungesave që do t’i ketë Kombëtarja jonë, edhe Greqia e ka po të njejtin problem në mbrojtje.
Kostas Manolas (Napoli), Sokratis (Arsenal) dhe Tsimikas (Liverpool) janë tre lojtarët që do të mungojnë ndaj Kosovës.
Më poshtë e keni formacioni e parashikuar se ësi mund të startojë Greqia ndaj Kosovës sonte: