Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës kundër bullgarëve

13:34 | 10 Qershor 2019

Bullgaria sot do të jetë nikoqir i Përfaqsueses kosovare.

Kosova do të luaj kundër Bullgarisë në Sofje në ndeshjen e tretë kualifikuese të Euro 2020.

Në këtë ndeshje “Dardanët” do të kenë mungesa të mëdha, ku mungesës së Berishës, Shalës dhe Kryeziut i shtohet edhe Arbër Zeneli.

Indeksonline mëson se Challandes do të luaj me modul të njëjtë, por në vend të Paqaradës rikthehet Kololli ndërsa në vend të Zenelit do të luaj Edon Zhegrova.

Ky pritet të jetë formacioni kundër Bullgarisë: Muric – Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Kololli – Halimi, Voca – Rashica, Celina, Zhegrova, Muriqi.

Komento: