Formacioni më i mirë i vitit 2022 në Superligën e Kosovës.
Gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është zgjedhur tashmë edhe formacioni më i mirë në Superligën e Kosovës për vitin 2022.
Sot (e shtunë), FFK është duke mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Laureatët e Vitit.
Pas disa fjalimeve falënderuese dhe sukseseve nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe disa figurave tjera të rëndësishme të sportit, erdhi radha e ndarjes së çmimeve.
Çmimi për futbollistin më të mirë të vitit 2022 shkoi për mbrojtësin e Ballkanit, Armend Thaqi, ndërsa u zgjodh edhe formacioni më i mirë i vitit.
Në portë u zgjodh Enea Koliqi, ndërsa në mbrojtje ishin treshja e Ballkanit, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova e Astrit Thaqi dhe Ardian Limani i Dritës.
Në mesfushë gjithashtu ishin katër futbollist: Ermal Krasniqi dhe Lindon Emerllahu të Ballkanit, Ilir Krasniqi i Llapit dhe Endrit Krasniqi i Prishtinës.
Sulmi u përbë nga dy futbollistë, Albion Rrahmani i Ballkanit dhe Mirko Simonovski i Dritës.
Formacioni i vitit 2022 nga FFK