A e dini cili fshat i Kosovës krahasohet me Parisin?
Banorët e fshatit të Malishevës me vetëiniciativë e pastrojnë atë.
Jetojnë rreth 2500 banorë. Megjithatë ata nuk kanë ndërhyrë në bukuritë e natyrës që ka fshati Bellanicë.
Madje ata vullnetarisht kontribuojnë në mirëmbajtjen e fshatit.
E bile sipas Beqir Hoxhës, viziotërt shpesh Bellanicën e krahasojnë me Parisin.
Ruajtja e ambientit mundësohet nga vetë banorët.
Për ta realizuar këtë qëllim, ata janë bashkuar me një fondacion i cili mban emrin e fshatit.
Ata përmes mjeteve të tyre paguajnë mirëmbajtësit e fshatit për të pastruar.
Njëri nga përfaqësuesit e fondacionit, thotë se përkrahja financiare po shkon duke u shtuar.
Se banorët e këtij fshati të Malishevës kanë vullnet për ta mirëmbajtur ambientin, e pranon edhe kryetari i fshatit.
Pothuajse në çdo 100 metra ka të vendosura shporta, prandaj mbeturinat jashtë kësaj hapësire vështirë se gjinden.