Agjenti i Lucas Paqueta beson se mesfushori është bashkuar me një klub ideal për të.
Paqueta ka hyrë në mënyrë të përsosur në mesfushën e Milanit qëkur arriti nga Flamengo në një marrëveshje që u rrit në 45 milionë euro muajin e kaluar dhe Eduardo Uram është i kënaqur me zgjedhjen e bërë nga braziliani i ri përcjell ORAinfo.
“Unë jam shumë i lumtur, ka shumë mundësi për të në Europë, por kemi zgjedhur Milanin sepse ata ishin të bindur se cilësitë e tij teknike ishin të përshtatshme për futbollin italian”, tha ai për Calciomercato.it.
“Taktikat në Serie A do ta lejojnë atë të bëhet edhe më të kompletuar,po përshtatet shpejt me stilin e Gattusos.
“Nga takimi ynë i parë me Leonardo dhe Maldini, ne ishim edhe më të bindur. Ata më dhanë përshtypje të shkëlqyera për përfshirjen e tij në projektin e Milanos “, ka thënë agjenti i braziliani./ORAinfo/