Ky është futbollisti ideal për Milanin

11:15 | 07 Janar 2019

Ish-futbollisti i Milanit, Alberto Aquilani beson se futbollisti i Sassuolo, Stefano Sensi është ‘njeriu i duhur’ për të forcuar skuadrën e Milanit përcjell ORAinfo.

Sensi ka qenë shumë i lidhur me një kalim te Milanin në javët e fundit, duke pasur parasysh fushatën e tij të suksesshme me Sassuolo dhe nevojën e Rossonerëve për përforcime në mes të fushës.

“Njeriu i duhur për Milanin? Stefano është i ri dhe ka potencial të madh “, tha Aquilani, për Gazzetta dello Sport.

“Ai është zhvilluar gjatë muajve të fundit. Ai më kujton Verratti për mënyrën se si ai luan.. Ai mund të kryejë të dy rolet në mes të fushës.

“Stefano është një djalë shumë i sjellshëm dhe i duhuri për rossonerët”, ka thënë Aquilani./ORAinfo/

Komento: