Ky është futbollisti më i besueshëm i Zidane

22:35 | 15 Gusht 2019

Trajneri i Real Madridit ka disa fjalë për Marcelon.

Marcelo luajti katër ndeshje radhazi në fillimin e sezonit të kaluar nën Julien Lopetegui, dhe dështoi ta bënte një gjë tillë gjatë kohës me Santiago Solari.

Por me ardhjen e Zinedine Zidane, braziliani luajti për herë të dytë gjatë tërë sezonit katër ndeshje rresht.

Pikërisht mbrojtësi i majtë është futbollisti më i lidhur me trajnerin aktual, transmeton lajmi.

“Ai ka luajtur shumë pak kohët e fundit, por ai ka bërë gjëra fenomenale për këtë klub,” shpjegoi francezi.

“Ne gjithmonë kemi nevojë që Marcelo të luajë mirë, dhe ne do ta shikojmë më shumë tek luan.

“Unë e dua atë si lojtar”, përfundoi Zidane.

Komento: