Ky është futbollisti që nuk po sheh “dritë” me sy te Milani

14:19 | 04 March 2019

Pas performancës zhgënjyese të Suso kundër Lazios, pritej që Gennaro Gattuso të lansonte Samuel Castillejo kundër Sassuolo, por ish-ylli i Liverpoolit u caktua nga minuta e 1 ‘.

Për fat të keq ai dha një tjetër provë negative përcjell ORAinfo.

Numri 8 i Milanit nuk është mirë fizikisht, nuk ka madhështi atletike dhe as teknike të nevojshme në këtë periudhë.
Është shumë keq, sepse ai ka cilësi të rëndësishme dhe në fillim të sezonit ne e pamë atë vendimtare në disa raste.

Pastaj ka pasur një kolaps të qartë në kontributin e tij në ekip. Goli i tij mungon nga mesi i janarit, dhe asistimi që nga nëntori. Deri më 8 nëntor 4 gola dhe 8 asistime për 24 vjeçarin nga Cadiz, më pas ka pasur një rënie të ndjeshme të performancës.

Thuhet se atij vendin do të ia zë Castillejo në ndeshjen kundër Chievos./ORAinfo/

Komento: