Ky është futbollisti që po flet gjithë bota për të, është në “radar” të Milanit

23:07 | 09 March 2019

Nëntë ditë më parë ai mbushi 19 vite, por për të po flet e gjithë bota.

Për, Moise Kean ky sezon nuk është asgjë tjetër përveç një viti shkollor për të përcjell ORAinfo.

Ai qëndroi në Juventus duke e ditur se kishte pak hapësirë, si në verë ashtu edhe në janar. Hapësira minimale që iu dha atij u përdor shumë mirë prej tij. Së pari, kundër Bolonjës në Kupën e Italisë dhe sidomos dje kundër Udineses.

Kean shënoi me prekjen e tij të parë të lojës pas 10 minutash dhe pjesa tjetër ishte repertor i pastër. Ai shënoi një tjetër gol, kishte disa gjujte, truket dhe ishte fizikisht dominues, si dhe teknikisht i talentuar.

Sulmuesi 19-vjeçar ka një kontratë me Juventusin deri në qershor 2020. Kontaktet me Mino Raiola janë të vazhdueshme. Agjenti do të kishte preferuar që nxënësi i tij të mund të gjente më shumë hapësirë diku tjetër: në hua apo ndoshta të plotë.

Ofertat më interesante erdhën nga Monako vitin e kaluar ose nga AC Milan në janar. Interesante për lojtarin, më pak për Juventusin, i cili kërkoi, përveç një shume të madhe, edhe të drejtën për të riblerë lojtarin./ORAinfo/

Komento: