Ky është gjeniu 9 vjeçar shqiptar që ka di gjithçka mbi historinë e botës

13:17 | 16 Tetor 2019

Ai është një fëmij gjeni.

Të ftuar në “Ftesë në 5” së fundmi ishte një djalosh me aftësi të jashtëzakonshme në memorie. Ai quhet Anxhelo Yzeiraj dhe është vetëm 9 vjeç. Anxhelo shoqërohej nga e motra e tij Debora, 8 vjeç.

Anxhelo vërtetoi përmes një testi të realizuar në studio se ka një memorie të fortë, sidomos në ngjarje e informacione që lidhen me historinë dhe gjeografinë.

9-vjeçari iu përgjigj saktë të gjitha pyetjeve që i drejtoi profesor Erald Kapri. Anxhelo tha me përpikmëri vitin e nisjes së ndërtimit të Shtëpisë së Bardhë, emrat e presidentëve të ShBA-së e shumë data të tjera.

Vogëlushi tregoi se pjesën më të madhe të njohurive i ka përftuar duke lexuar e studiuar me ndihmën e prindërve. Anxhelo tregoi se një ndihmë të madhe ka dhënë i ati i cili ka qenë i apasionuar pas historisë dhe gjeografisë.

Komento: