Ky është goli më i mirë i sezonit 2018-19

19:38 | 09 Gusht 2019

Lionel Messi ka mposhtur Cristiano Ronaldon në çmimin e UEFA’s për golin më të mirë të sezonit për 2018-19.

Kapiteni i Barcelonës erdhi i pari në votimin në faqen e UEFA-s për goditjen e tij të lirë spektakolare ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League në Camp Nou, përcjell ORAinfo.

Ronaldo erdhi i dyti për golin kundër ish-klubit të tij Manchester United për Juventusin në fazën e grupeve, ndërsa mesfushori i Porto, Danilo Pereira zuri vendin e tretë për një goditje solo dhe qëlloi nga distanca për Portugalinë kundër Serbisë në mars.

Ëshhtë hera e tretë në pesë sezone që Messi ka fituar këtë çmim të veçantë, pasi gjithashtu ka dalë në krye në 2015 dhe 2016./ORAinfo/

Komento: