Ky është grabitësi që mbeti i vrarë nga Policia e Kosovës

15:03 | 30 Nëntor 2023

Dukagjin Gashi është emri i grabitësit që ka mbetur i vrarë mesditën e sotme pas një aksioni nga Policia e Kosovës lidhur me një grabitej që ishte bërë javën e kaluar në Suharekë.

Gazeta Insajderi mëson se ai ka mbetur i vrarë pas shkëmbim zjarrit mes policisë dhe grupit të grabitësve.

Nga përledhjet mes policisë dhe grupit të armatosur ka mbetur i plagosur edhe një polic.

Po ashtu nga ky aksion është prangosur edhe një person tjetër si i dyshuar për pjesëmarrje në grabitje.

Komento: