Ky është hoteli kosovar që i strehoi 30 banorë të Durrësit

11:08 | 27 November 2019

Zemërgjerësia e kosovarëve për të pregurit nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon.

Në orët e para të mëngjesit në Prishtinë 30 banorë të Durrësit kanë arritur në Prishtinë.

Kështu kanë bërë të ditur përfaqësues të Plisave, të cilët kanë njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të mbledhin ndihma në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Para pak minutash ekipi ynë ka arritur nga Durrësi në Prishtinë. Për momentin jemi te Hotel ‘Ora’ dhe të gjithë janë sistemuar shëndoshë e mirë. Shihemi sot prej orës 10:00 tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, në Durrës po vazhdojnë kërkimet për personat të cilët ndodhën nën gërmadha, si pasojë e tërmetit që ndodhi një ditë më parë.

Komento: