Ky është i dyshuari i arrestuar për the’rjen e katër personave në Ferizaj

19:38 | 11 November 2024
ky-eshte-i-dyshuari-i-arrestuar-per-the’rjen-e-kater-personave-ne-ferizaj

Një rast i rëndë ka ndodh sot në qytetin e Ferizajt. Një burrë dyshohet se ka ther me thikë katër persona që ishin kalimtarë të rastit.Rastet e therjes kanë ndodh në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, në rrethana që akoma nuk dihen.

Gazeta Sinjali mëson Se i dyshuari është Ekrem Sadiku, rreth 59 vjeçar.Të lënduar nga i dyshuari kanë mbetur dy vajza të mitura: M.M., 10 vjeçare; L.M., 15 vjeçare; V.H., 29 vjeçar dhe N.M., 32 vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Ferizajt, e cila ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, dy persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ”Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ”Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar”, zbulon njoftimi i Policisë.

“I dyshuari nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë (thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”.

Komento: