Ky është i dyshuari për vrasjen në Klinë

22:36 | 07 Gusht 2023

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e të dyshuarit për vrasjen e sotme në Klinë.

Një person është vrarë me armë zjarri të hënën në një lokal në Klinë.

I dyshuari për vrasjen është Tush Frroku (1975).

Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nën kërcënim të armës ka grabitur me pas një veturë duke u larguar në drekjtim të Gurrakocit.

Policia është vënë në ndjekje dhe në fshatin Kosh të Istogut ka gjetur veturën e braktisur.

“Më datë 07 gusht 2023, rreth orës 16:50, Policia është informuar se nё rrugën “Leonard Palucaj”- Klinё, ka ndodhur njё gjuajtje me armё zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti ёshtё dёrguar ne QKMF-Klinё, dhe mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, aty nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs. I dyshuari ёshtё arratisur nё drejtim tё panjohur dhe gjatё arratisjes i dyshuari nёn kёrrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturen dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit. Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё pësonit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor. Me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: