Ky është i dyshuari që e ndoqi ish të dashurën në Batllavë, ia mori telefonin dhe e kërcënoi – përfundon në ndalim

10:52 | 10 Prill 2026
dhuna-ne-familje/-babai-lajmeron-djalin-dhe-nusen-ne-polici

Një rast shqetësues i dhunës në familje është raportuar në Podujevë, ku një person ka përfunduar në ndalim për 48 orë pasi dyshohet se ka ndjekur, kërcënuar dhe i ka marrë telefonin ish të dashurës së tij.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është Endrit Hasani (26-vjeçar).

Ngjarja ka ndodhur më 8 prill rreth orës 16:40, kur viktima M. Ll (24-vjeçar) është paraqitur në Stacionin Policor në Podujevë për të raportuar rastin.

Sipas deklarimit të saj, Hasani e kishte ndjekur me veturë gjatë ditës dhe e kishte ndaluar në fshatin Batllavë.

Situata ka eskaluar në momentin kur, nën kërcënim, i dyshuari i ka marrë telefonin viktimës, por edhe atë të një shoqeje të saj të mitur që ndodhej me të.

Gjatë largimit të tij nga vendi i ngjarjes, e mitura është lënduar, duke e rënduar edhe më tej rastin.

Lidhur me këtë është njoftuar prokurori kujdestar nga departamenti për dhunë në familje, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Më 9 prill, pas sigurimit të prezencës së tij, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Me vendim të prokurorit, Endrit Hasani është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Komento: