Ky është i dyshuari që su’lmoi doktorin Hasani në Infektivë, ndalohet për 48 orë

10:38 | 24 January 2025
ky-eshte-i-dyshuari-qe-su’lmoi-doktorin-hasani-ne-infektive,-ndalohet-per-48-ore

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për një rast të sulmit fizik që ndodhi të enjten te Klinika Infektive në QKUK, ku viktimë ishte doktori Nderim Hasani. Mjeku u sulmua për motive akoma të panjohura, ndërsa Policia tashmë ka nisur hetimin e rastit.

Si rezultat i intervenimit të Policisë, i dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personi që e sulmoi mjekun është Musa Bislimi, rreth 49-vjeçar.

Bislimi dyshohet se i shkaktoi lëndime trupore doktorit Hasani, i cili për pasojë mori trajtim mjekësor.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për veprën me të cilën ngarkohet.

Me t’u përfunduar të gjitha procedurat, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë, nën dyshimet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Komento: