Ky është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale

18:10 | 13 December 2018

Gjykata Speciale e ka ftuar edhe një person në intervistim.

Sabahajdin Cena është i ftuari i radhës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.
Cena këtë e ka konfirmuar për lajmi.net duke thënë se nuk ka arsye që t’i shmanget organeve të drejtësisë.

“Është e vërtetë që më ka ftuar Gjykata Speciale. Unë kam qenë prej fillimit deri në fund në luftë. Nuk kam dezertuar kurrë”, ka thënë ai.

Ndërsa përmes një statusi në Facebook, ai ka theksuar se është i gatshëm për zbardhjen e së vërtetës.

Komento: