Ky është i ftuari i radhës nga Specialja

13:43 | 08 Shkurt 2020

Po vazhdojnë ftesat nga Gjykata Speciale.

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhylbehar Arifaj, është i ftuari i rradhës nga Prokurori Special në Hagë.

Arifaj ishte ushtarak në Zonën Operative 125 të Pashtrikut.

Arifaj tha se ftesën e ka marrë para dy javësh në cilësinë e dëshmitarit.

Me datë 14 shkurt të këtij viti Arifaj, ka thënë se do të paraqitet para prokurorit në Hagë.

“Jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokurori i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, do të paraqitem atje. Më kanë thënë si dëshmitar”, ka thënë Arifaj për Infosot.

Komento: