Ky është i moshuari për të cilin u mendua se nuk iu ofrua ndihmë në QKUK, zbulon gjithçka që ndodhi

22:22 | 18 Janar 2019

I moshuari për të cilin u mendua se nuk iu ofrua ndihmë në QKUK është rrëfyer sot ku ka treguar për tretmanin shëndetësor që e ka marrë.

Të moshuarit Asllan Hajrës që iu publikuan pamje iu ofrua trajtim, qëndroi në korridor sepse nuk pati ku të shkojë
Ky i moshuar në këtë video të publikuar një ditë më parë, është Asllan Hajra nga Mitrovica.

Ai këtu duket se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa gjendej në Qendren Emergjente në QKUK.

E kjo video nxiti reagime të mëdha në publik, për trajtim jo adekuat të këtij të moshuari nga stafi mjekësor i QKUK-së.

Por, e vërteta rreth kësaj ngjarje duke se është më ndryshe.

Këtë të premete vetë Hajra i cili është i operuar në zemër dhe ka probleme me hernia, për T7 rrëfen gjithë situatën.

Ai ka shkuar në QKUK pasi nuk u trajtua në Spitalin e Mitrovicës për shkak të gjendjes së rëndë.

Këtu, ai pranon se mori trajtim.

“Jo ka thanë doktori ktu jo, po urjgent me cu në Prishtinë.. shkova, ma kanë marr gjakun, ma kanë ba EGK-në, unë s;mujsha me nejt, kisha problem me frymëmarrje…, m;thane krejt mire mire aparatat, ata thojshin mirë po unë s’jam mirë…”

Pasi trajtimit në emegjencë, atij ju kërkua të vazhdojë trajtimin në shtëpi.

“U myt tuj thirr mjek, thirr ata thirr kta, po kërkush s’mur masa… ka ardh sigurimi m’ka thanë dil prej ktu. I kom thanë s’kam ku me shku, unë jam i Mitrovicës ku me shku pare s’kam…m’kanë qit n’koridor, osht ni fjalë e keqe, si qenin…”

Ai, u kontrollua edhe nga kardiologu që e mjekon zakonisht, e nga i cili po ashtu u lirua. Nga Klinika e Kardiologjisë, ai u dërgua në shtëpi.

“Ai rojtari e ka thirr policinë, policia ka ardhë,. M’kanq qit te kombistat, e kanë pagu kombin edhe kom ardhë në Mitrovicë”.

Komento: