Ky është i riu kosovar që u ther me thikë për vdekje në Zvicër

17:01 | 26 Shtator 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Zvicër.

Mbrëmë në Luzern të Zvicrës ka mbetur i vdekur një 20 vjeçar nga Kosova.

Mësohet se viktima është Ardit Nikçi nga Peja.

Sipas raportimit të “20 minuten”, incidenti me fatalitet ka ndodhur pas përleshjes së dy grupeve, transmeton Indeksonline. Nga kjo përleshje disa persona janë dërguar në spital me lëndime të rënda.

Siç raportohet, ishte një përleshje me thika. Në këtë përleshje ishin të përfshirë disa persona nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Ndërsa rasti është ende nën hetime.

Komento: