Ky është i riu nga Istogu humb jetën në vendin e punës, ja si ndodhi

20:00 | 21 December 2018

Janë bërë shumë të shpeshta rastet kur punëtorët po humbin jetën në vendin e punës.

E premtja e sotme ka qenë dita e fundit e jetës për të riun nga Istogu, Filonid Belegu.

25 vjeçari nga fshati Kovragë i Istogut ishte duke punuar në një kompani private, kur bageri i është rrokullisur duke e zënë përfundi.

Shokët dhe të gjithë ata që e njihnin Filondin tregojnë për Indeksonline se tashmë i ndjeri ishte një djalë i urtë dhe mjaft punëtor.

Nuk ka informacione ende se si ka ardhur deri tek aksidenti që për pasojë pati vdekjen e një djali 25 vjeçar.

Komento: