Një i ri është therur sot me thikë në oborrin e shtëpisë së tij në Istog.
Nëpër media po raportohet se bëhet fjalë për 25 vjeçarin G.M., nga fshati Saradran i Komunës së Istogut.
Ndërkaq sulmin ndaj të riut e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Pejë, Fadil Gashi.
I njëjti deklaroi për Reporteri se viktima u ther shtatë herë nga persona të panjohur. Ai është sulmuar në kokë dhe disa pjesë tjera të trupit.
I riu është jashtë rrezikut për jetë.
“Policia rreth orës 17:40 minuta është njoftuar se një person është therur me thikë në oborrin e shtëpisë së vet. Viktima është ther nga persona të panjohur. Pastaj është dërguar në spital dhe mjekët kanë intervenuar dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. Është ther në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit 7 herë.
Nuk dihen kryesit e veprës. Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.