Ky është i riu që u gjet i vdekur në një fshat të Deçanit

16:23 | 01 Qershor 2022

Publikohet fotografia e të riut që u gjet i vdekur në një fshat të Deçanit.

Një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot nga familjarët e tij në fshatin Carrabeg të Deçanit.

Mediat lokale kanë raportuar se viktima është Shkëlqim Dobraj dhe kanë publikuar fotografi të tij.

Detaje për Express ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, i cili njoftoi se viktima është gjetur nga familjarët e tij.

Sipas Gashit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe më pas mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Komento: