Ky është i riu që vdiq nga aksidenti në rrugën Kaçanik-Ferizaj

09:23 | 18 Nëntor 2023

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të premte rreth orës 21:10 në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

Në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë janë lënduar gjashtë persona njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, njoftoj policia.

Ndërsa i riu që ka ndërruar jetë në këtë aksident është Lorent Trena.

Komento: