Ky është i riu që vdiq sot në aksidentin në Itali, muaj më parë i vdiq edhe vëllai në aksident

17:40 | 08 Dhjetor 2023

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali.Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre persona

.

Në mesin e tyre edhe Altin Hamëz Hoti nga fshati Ratkoc i Rahovecit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahoveit Smajl Latifi.

Latifi u ka shprehur ngushëllime familjes.

Postimi i tij i plotë:

I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Itali e të riut 22 vjeçar, Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci.

Edhe më tragjik e bën fakti që muaj më parë, poashtu në aksident komunikacioni, vdiq edhe vëllai i tij 18 vjeçar, Admiri!

Viktima të aksidentit kanë qenë edhe dy të rinj tjerë, njëri shqiptar dhe tjetra italiane.

Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes Hoti!Ngushëlime familjes Gjeci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Italia!Altini, Egli dhe Giulia pushofshin në paqe!

Komento: