Ky është imami kosovar që u prek me koronavirus

10:04 | 08 Prill 2020

Ky është imami kosovar që u prek me koronavirus pasi shpërndau ndihma.

Personi i fundit i infektuar me koronavirus në Vushtrri është imami i fshatit Smrekonicë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në një lidhje direkte.

IndeksOnline mëson se imami i prekur me koronavirus është Bajram Sefedini.

Po ashtu mësohet se ky imam ka shpërndarë ndihma në fshatin Smrekonicë ku dyshohet se u infektua.

Vetëm mbrëmë tetë persona janë infektuar me koronavirus 7 anëtarë të një familjeje dhe imami Sefedini.

Fshati Smrekonicë është në karantinë tash e disa ditë.

Komento: