Ky është kandidati i LDK-së që po ‘fajësohet’ se pengoi Nismën ta kalojë pragun zgjedhor

20:37 | 07 October 2019

Nisma me partnerët e saj në koalcion parazgjedhor AKR-në dhe PD-në nuk kanë arritur t’i marrin votat e nevojshme për të kaluar pragun zgjdhor në zgjedhjet e 6 tetorit.

E për këtë dështim fajtor duket se është kandidati për deputet nga LDK, Fetah Rudi, përcjell ORAinfo.

Faqja e simpatizanteve të LDK-së, “Dr Ibrahim Rugova – na Mungon”, shkruna se fajtor kryesor për mos kalimin e pragut të Nismës është Fetah Rudi.

Fetah Rudi burri që e la jashtë parlamentit Fatmir Limajn

Më kandidimin e Fetah Rudit për deputet LDK-ja në Malishevë u forcua, duke i marrë elektoratin Fatmir Limajt të cilin vite më pare e akuzoi për plagosjen e tij.

Fatmir Limaj dhë partija e tijë mbetet jasht parlamentit duke mos mundur ta kaloj pragun zgjedhor”, thuhet në këtë njoftim. /ORAinfo/

Komento: