Edhe kjo mund të ndodh në zgjdhje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se numri i qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit është 1.972.466. Ata mund të përcaktojnë se kush do të jenë deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.
E në garë për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës janë hiq më pak se 1 070 kandidatë. Që të gjithë kanë ambicie se do të fitojnë mirëpo shumica prej tyre do të zhgënjehen pas numërimit të votave, raporton indeksonline.
Në zgjedhjet e kaluara nacionale të mbajtura në vitin 2017 ka pasur kandidat që kanë arritur të marrin vetëm dy vota.
Një fat të tillë e ka pasur Shpresona Morina, e cila kishte kandiduar për deputete nga Partia Demokratike e Unitetit. Ndërsa me nga tri, katër e pesë vota kanë marrë dhjetëra kandidatë të tjerë.
Se kujt do ti buzëqeshë fytyra e kush do të zhgënjehet, mbetet të shihet me 6 tetor.