Ky është klubi i ri i Elbasan Rashanit

13:22 | 24 Janar 2021

Elbasan Rashani bëhet me ekip të ri.

Futbollisti i Kosovës, Elbasan Rashani ka vendosur të largohet nga Norvegjia dhe destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Turqia.

Anësori pritet të nënshkruajë një kontratë për një vit e gjysmë me klubin e Superligës së Turqisë, Erzurumspor.

Rashani refuzoi një kontratë me ekipin belg, Ëesterlo.

Ai do të vij në Turqi si lojtar i lirë, ndërsa sot do t’i kryejë edhe testet mjekësore.

Komento: